Treguesi shpreh numrin e vdekjeve të fëmijëve që ndodhin prej ditës së 28-të pas lindjes deri në ditën e 364 të jetës pas lindjes (pa mbushur 1 vjeç). Treguesi raportohet në rang kombëtar dhe disagregohet sipas ndarjes gjeografike dhe shkakut të vdekjes.
Të dhënat operative të grumbulluara nga të gjitha qarqet në Shqipëri dhe të raportuara në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Të dhënat nga statistikat jetësore: numri i lindjeve të gjalla dhe numri i vdekjeve të fëmijëve që ndodhin prej ditës së 28-të pas lindjes deri në ditën e 364 të jetës pas lindjes (pa mbushur 1 vjeç) janë përdorur për të llogaritur nivelet specifike të moshës. Ky sistem siguron të dhëna vjetore.