Treguesi shpreh numrin e personave 14 - 18 vjeç në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në pritje të fillimit të gjykimit, apo shqiptimit të vendimit. Treguesi raportohet në rang kombëtar dhe disagregohet sipas ndarjes gjeografike, gjinisë, grup-moshës, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në pakicat kombëtare, shtetësise, llojit të veprës penale, dhe statusit të recidivismit.