Numri i fëmijëve (14–18 vjeç), të cilët janë vendosur me vendim gjykate në njërën prej alternativave të dënimit me burgim, dhe mbikqyrja e të cilëve realizohet mbi bazën e programeve individuale të trajtimit nga Shërbimi i Provës. Treguesi raportohet në rang kombëtar, dhe është i disagreguar sipas llojit të dënimeve alternative, gjinisë, shtetësisë dhe përkatësisë në një pakicë kombëtare.