Treguesi shpreh numrin e fëmijëve, viktima të një akti diskriminues, ankimimet e të cilëve janë trajtuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjatë një viti. Treguesi raportohet në rang kombëtar, dhe është i disagreguar sipas shkakut të diskriminimit, burimit të ankesës, statusit të menaxhimit të rastit dhe fushës ku pretendohet diskriminimi.