Treguesi shpreh numrin e fëmijëve 0–18 vjeç rezident në institucionet e përkujdesit shoqëror rezidencial. Treguesi nuk përfshin numrin e fëmijëve që marrin shërbime ditore në këto institucione, apo në qendrat e tjera të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës dhe/apo trafikimit. Treguesi raportohet në rang kombëtar dhe disagregohet sipas gjinisë, grupmoshës, sektorit publik/privat dhe llojit të shërbimit.